Rritje e qarkullimit në industrinë e Maqedonisë së Veriut
Në industrinë e Maqedonisë së Veriut u regjistruar rritje e qarkullimit, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.
“Qarkullimi në industri, totali, në muajin dhjetor të vitit 2025, krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2024 ka rritje për 10.3%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, ashtu që rritje më e theksuar është te produktet intermediar (9.8 %) dhe produktet e qëndrueshme për konsum të gjerë (13.2 %).
Rritje më e madhe u regjistrua në tregun e huaj (11.4 %), ndërsa në tregun vendor më pak (6.9 %). Te sektori i riparimit dhe instalimit të makinerive dhe pajisjeve kemi pasur rritje më të madhe (37.3 %).
Në krahasim me nëntorin, në muajin dhjetor u regjistrua rënie e qarkullimit industrial.