Rritje e numrit të të punësuarve në industrinë e Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në nëntor të këtij muaji është regjistruar rritje e numrit të punëtorëve në industri për 3.3 përqind, krahasuar me vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit nëntor të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje tek Produktet kapitale për 18.6 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në raport theksohet që rënie është regjistruar te energjia për 4.1 %, produktet intermediare 3.1 %, etj.

Ndërkohë në këtë periudhë është regjistruar ulje e prodhimit industrial për 2.3 %.

“Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin nëntor të vitit 2023, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje tek Energjia për 3.9 %, Prodhimet kapitale për 6.2 %, dhe Mallra jo të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 0.6 %, derisa rënie u vërejt te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 9.7 % dhe Mallra të qëndrueshme për konsum të gjerë për 22.8 %”, raportoi Enti.