Rritje e kostos së jetesës në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimeve me pakicë dhe kostos për jetesë në qershor, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar. Krahasuar me majin e këtij viti, kemi rënie, transmeton Portalb.mk.

“Kosto e jetesës në qershor të vitit 2024, krahasuar me muajin qershor të vitit 2023, shënon rritje nga 3.2 përqind, ndërsa çmimet me pakicë shënuan rritje për 4.1 përqind”, raportoi Enti Shtetëror I Statistikave.

Në krahasim me majin e këtij viti, në qershor është regjistruar ulje e çmimit me pakicë për 0.9 përqind.

“Rënia e inflacionit (-0.3 %) në qershor të vitit 2024, krahasuar me majin 2024, është rezultat i rënies së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: transport për 4.2 %, komunikimet për 0.4 %, ushqimet dhe pije joalkoolike për 0.3 %”, raportoi Enti.