Rritje e çmimeve te produktet bujqësore në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut është regjistrua rritje e çmimeve te produktet bujqësore krahasuar me periudhën e vitit paraprak, derisa një pjesë e mjeteve të shpenzuara në bujqësi kanë shënuar ulje, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i çmimeve në bujqësi gjatë muajit dhjetor të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, tek inputi është zvogëluar për 1.8%, ndërsa tek autputi shënon rritje për 3.8%”, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave, ashtu që te prodhimet bujqësore ka rritje për 2.9 %, ndërsa te prodhimet shtazore 6.2 %.

Te produktet bimore rritje më e madhe është regjistruar te frutat dhe rrushi për 25.3 %.

Çmimet e mjeteve të shpenzuara në bujqësi kanë shënuar ulje për 2.2 %, ndërsa mjetet e dedikuara për investime në bujqësi shënuan rritje për 5.6%, ku dallohet rritja e çmimeve te makineritë.