Roth: Me Vuçiqin në krye, Serbia në asnjë mënyrë s’do të hyjë në BE

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme i Bundestagut gjerman, Michael Roth, ka thënë se me Aleksandar Vuçiqin në krye të Serbisë, ky vend në asnjë mënyrë nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian, shkruan Koha.net.

Këtë deklaratë Rothi e ka dhënë pasi Vuçiqi ka thënë se BE-ja duhet të zgjedh mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Rothit, nuk ka një gjë të tillë “ose Kosova ose Serbia”.

“Presidenti Vuçiq keqkuptoi diçka. Perspektiva e anëtarësimit në BE nuk vlen vetëm për Serbinë, por për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën. Nuk ka gjë të tillë si ‘ose Serbia ose Kosova’. Por, Vuçiqi ka të drejtë, me të në krye nuk ka asnjë mënyrë që Serbia të hyjë në BE”, ka shkruar Rothi në platformën “X”.

Vuçiqi e ka paralajmëruar Perëndimin, duke thënë se Serbia do ta pres momentin më të mirë të mundshëm për ta shfrytëzuar rastin.

“A i doni ata, atëherë ne nuk do të na keni. Ai i doni ata dhe i ndihmoi ata, në rregull ne do të mbijetojmë këtë. Por, jemi mjaftueshëm të mençur e të guximshëm, e kemi mësuar mjaftueshëm nga përvoja e asaj që na keni bërë 25 vjetët e kaluara, që të presim momentin më të mirë të mundshëm e të shfrytëzojmë rastin tonë”, tha Vuçiq.