RMV, vitin e ardhshëm pritet Ligj i ri për Standardin Studentor me të cilin do të anvancohen të drejtat e studentëve dhe funksionimi i konvikteve

Vitin tjetër do të punojmë për zgjidhje të re ligjore e cila do të avancojë standardin studenor, gjegjësisht do të mundësojë funksionim më të mirë të konvikteve studentore dhe më shumë mundësi për qytetarët e ardhshëm akademikë, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në diskutimin e sotëm në Kuvend me rastin e raportit të auditimit të Entit Shtetëror për Revizion në temën: Efikasiteti i masave, politikave dhe projekteve për plotësimin e kushteve në të cilat funksionojnë konviktet shtetërore dhe zhvillimi i standardit studentor, transmeton Portalb.mk.

“Problemet e mëdha lindin duke injoruar të voglat. Pikërisht këtë e bëri qeveria paraprake dhe prandaj për këtë arysje kemi ardhur në këtë gjendje ku janë konviktet studentore në terma zhargon – para falimentimit. Ne do të munodhemi t’i tejkalojmë të gjitha sfidat, t’i mbështesim të rinjtë tanë sa më shumë që të jetë e mundur, të edukohen këtu dhe të qëndrojnë në vendin e tyre”, tha Janevska, duke shtuar se raporti i auditimit do të jetë udhërrëfyes sipas së cilës do ta udhëheq ministria në periudhën e ardhshme.

Ministrja theksoi arsye të shumta për përgatitjen e Ligjit të ri për Standardet e Studentëve.

“Në bazë të ligjit aktual, MASH financon 50% të çmimit për akomodimin në konvitke. Ky çmim është 6820 denarë, kështu që studenti paguan 3410 denarë, të cilat nuk mjaftojnë që konviktet të jenë të vetëqëndrueshme. Por nëqoftëse vendosim ta rrisim çmimin deri në 14.680 denarë, siç sugjeron auditori në këtë raport, do të jetë shok edhe për studentët edhe për shtetin, sepse përnjëherë do të duhet të paguajnë çmim 100% më të lartë. Rritja duhej të ishte në etapa, por asnjë ministër nuk e inkurajoi veten, duke u friksuar se mos shkaktonte revoltë studentore dhe humbje të pikëve politike”, tha Janevska.

Si arsye për shkak të të cilës është i domosdoshëm ndryshimi i Ligjit për Standardet Studentore, u shënua edhe mënyra se si është rregulluar ndarja e bursave. Zgjidhja e deritanishme përcakton  përqindje të darjes së bursave në bazë të fushave, ku disa kategori nuk shfrytëzohen plotësisht, ndërsa mjetet mbesin të pa realizuara. Gjithashtu që kjo të mos të ndodhë në të ardhmen, është e nevojshme të rregullohet mënyra e ndarjes së bursave me akt nënligjor, i cili mund të ndryshohet sipas nevojave për të stimuluar regjistrimin në programe të caktuara studimore.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut është “mesatarisht e përgatitur” në fushën e arsimit dhe kulturës, thuhet në Raportin e fundit të Komisionit Evropian për përparimin e vendit. Në pjesën për arsimin thuhet autoritetet duhet të forcojnë koordinimin ndërmjet institucioneve në zhvillimin e legjislacionit. Të përmirësojnë kapacitetet në sistemin shkollor duke lejuar optimizimin dhe ristrukturimin e rrjetit shkollor duke rritur kështu efikasitetin e sistemit arsimor.