RMV, u publikua lista e nxënësve që kanë fituar bursa në Akademinë e Sportit dhe Gjimnazin për Informatikë e Matematikë

Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar listën e nxënësve të cilët do të përfitojnë bursa në dy institucionet arsimore, në Akademinë për Sport dhe Gjimnazin për Informatikë dhe matematikë, transmeton Portalb.mk.

“Të gjithë aplikantët do të marrin aktvendimin përmes portalit elektronik e-uslugi.mon.gov.mk, në pjesën  “Aplikimet e mia”, në kolonën “Dokumenti i vendimit””, sqaroi Ministria, duke theksuar se e drejta për ankesa do të hapet në momentin kur nxënësi do të marrë aktvendimin.

Ankesa e nxënësit që nuk është përfshirë në listë, duhet të dorëzohet nga prindi në Komisionin Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative, në afat prej 15 ditëve.