RMV, u anulua procedura për furnizim me oksigjen për sallat e operacioneve në klinikat kirurgjikale

Është anuluar procedura për furnizim, montim dhe lëshim në punë të sistemit për ajër të komprometuar për sallat e operacioneve në klinikat kirurgjikale sepse nuk ka mbërritur asnjë ofertë, informuan për MIA-n nga Institucioni Publik nga fusha e shëndetësisë për nevojat e ISHP KU, enti dhe qendra urgjente – Shkup.

Bëhet fjalë për problemin me kompresorët në disa salla kirurgjikale në Qendrën Klinike në Shkup. Përfaqësues të një firme gjermane ishin për vizitë me qëllim që të kryejnë hetim.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave ka qenë deri më 15 korrik në ora 11:00, ndërsa buxheti i planifikuar eshte 18.644.068 denarë.

Ndryshe, Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, më 1 korrik në një konferencë për media bëri të ditur se tashmë është shpallur tenderi për blerjen e kompresorëve të rinj për klinikat kirurgjikale nga shërbimi i përgjithshëm dhe i punëve të përbashkëta të klinikave.

Kujtojmë se sallat e operimit në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ndaluan së punuari për shkak të një ere të pakëndshme që u përhap përmes sistemit të ventilimit dhe problemi i furnizimit me oksigjen. Prokuroria Themelore Publike është zotuar se do të hetojë rastin, në rast se ka vepër penale.