RMV, të gjitha ndeshjet e javës së dytë do të luhen të dielën në Ligën e Parë

Gjashtë ndeshjet e javës së dytë në Ligën e Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut do të zhvillohen të dielën, transmeton Portalb.mk.

Në këtë javë do të luhen dy ndeshje shqiptare, Struga kundër Besës dhe Gostivari kundër Shkupit. Ndeshjet do të fillojnë prej orës 17:00.

Në të njëjtën kohë do të luhet edhe ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Rabotniçkit, Tikvehit dhe Voska Sportit, sikurse edhe ndeshja ndërmjet Sileksit dhe Akademia Brera.

Të dielën, duke filluar prej orës 20:00, pritet të luhet vetëm ndeshja ndërmjet Vardarit dhe Pelisterit.

Sezoni 2024/2025 ka filluar javën e kaluar. Për herë të parë në këtë sezone, gjysma e ekipeve në Ligën e Parë do të jenë ekipe shqiptare, gjashtë nga dymbëdhjetë ekipet: Struga, Shkupi, Shkëndija, Gostivari, Voska dhe Besa e cila tani është inkuadruar.

Kampioni i Ligës së Parë në sezonin 2023/24 në Maqedoninë e Veriut u shpall Struga Trim&Lum, ndërsa në Kupën e Maqedonisë, Tikveshi u shpall fitues.