Edicioni i dytë i Festivalit të Këngës në RTK vjen në tetor, u zbulua lista e këngëve
Komisioni Përzgjedhës i Festivalit të Këngës në RTK ka bërë përzgjedhjen e këngëve konkurruese për pjesëmarrje në edicionin të dytë të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin e Kosovës.
Tetëmbëdhjetë këngë janë përzgjedhur që të marrin pjesë në netët finale të Festivalit të Këngës, edicioni i dytë, të organizuar nga Radiotelevizioni i Kosovës.
Lista e këngëve të edicionit të dytë të Festivalit të këngës në RTK:
- Greta Azizi – “Verës”
- Inorga-”Seks mashina nga Prishtina”
- Besmir Shishko – “ Unë –Ajo”
- Santino De Bartolo – “ Unë jam Arbëreshë”
- Agim Poshka- “Ndarja erdhi”
- Irma Lepuri – “Të dua”
- Endrit Krasniqi- “Flas me gjethen”
- Ardita Begu –“ Fundosu në dritë”
- Rei Bezhani – “Zonja tradhëti”
- Bledi Kaso – “ Një të vetme ka në jetë”
- Artea Bajri –“ Strong waves”
- Dea Strica “ N’Shqipni”
- Jehona Lumi – “Shko”
- Arnitë Kastrati –“ Blla Blla”
- Ardit Stafai –“Faji”
- Vlona Boshnjaku-“ Lotët”
- Bruna Sata –“ Ti je i pa Shpirt”
- Luna Çausholli “ Ma ule diellin ti”
Edicioni i parë i “Fest 2023” ishte realizuar në datat 26, 27 e 28 tetor 2023, në Prishtinë dhe ishte transmetuar live në Radio Kosovë dhe në Televizionin e Kosovës.
Çmimi kryesor i edicionit të parë të Festivalit të Këngës në RTK i takoi konkurrentit ‘La Fazani’ me këngën “Oj Kosovë”.