RMV, për 9.8 përqind është rritur numri i udhëtarëve në transportin rrugor

Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, në tremujorin e dytë të vitit 2023, numri i përgjithshëm i udhëtarëve të transportuar me autobus është 12 586 mijë udhëtarë dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak numri i tyre është rritur për 9.8%, transmeton Portalb.mk.

Sipas llojit të transportit, numri i udhëtarëve të transportuar me autobus në transportin urban është rritur për 11.0%, në atë periferik për 6.5%, mes qyteteve për 10.5%, ndërsa në atë ndërkombëtarë për 91.1%.

Në tremujorin e dytë të vitit 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i përgjithshëm i kilometrave të udhëtarëve në transportin rrugor është rritur për 43.6%. Sipas llojit të transportit, numri i kilometrave të pasagjerëve në transportin urban shënon rritje për 16.5%, në atë periferik për 5.5%, mes qyteteve për 6.1%, ndërsa në transportin ndërkombëtarë për 97.8%.