RMV, pas mesnate ndryshojnë çmimet e derivateve

Në Maqedoninë e Veriut pas mesnate do të rriten çmimet e derivateve, transmeton Portalb.mk.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 do të rriten për 1,00 den/liter.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) dhe i vajit për amvisëri ekstra i lehtë  (EL-1) do të rriten për2,00 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 SU do të rritet për 1,204 denarë/kg.

Nga data 01.08.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • Benzinë motori EUROSUPER BS 95 -85,50 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS 98 – 87,50 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) – 76,50 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 75,50 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU -43,542 (denarë/kilogram)

Tregtarët mund t’i formulojnë çmimet edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.