RMV, parashikime për stuhi me reshje të forta shiu, bubullima, erë të fortë dhe breshër

Nën ndikimin e një mase ajrore të lagësht dhe të paqëndrueshme, moti nesër në shumë vende do të jetë i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Proceset lokale do të jenë në formë stuhie me reshje të dendura shiu, shkarkime të forta elektrike, erëra të forta dhe breshër, transmeton Portalb.mk.

Në rajonin e Shkupit nesër do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Në një pjesë të rajonit do të ketë kushte për stuhi afatshkurtër me reshje të forta shiu, bubullima, erë të fortë dhe breshër.

Ditën e enjte do të ketë paraqitje të izoluar me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, ndërsa të premten dhe në ditët e fundjavës do të fryjë erë e fortë përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore nga drejtimi verior (mbi 60 km/h), e cila do të shkaktojë ulje të temperaturës ditore.

Rekomandim: Në rast shkarkimesh elektrike rekomandohet vigjilencë më e madhe, të mos qëndroni në hapësira të hapura dhe nën pemë të vetmuara.