RMV, dy të tretat e të regjistruarve në arsimin e mesëm në qershor zgjodhën shkollat profesionale
Në dy regjistrimet në afatin e qershorit për vitin e parë të arsimit të mesëm në vitin shkollor 2023/2024 janë regjistruar 15.481 nxënës, gati dy të tretat e tyre në shkollat profesionale. Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëri të ditur se sipas renditjes përfundimtare, në arsimin profesional janë regjistruar 10.277 nxënës, në shkollat e mesme 4.603, në gjimnazet sportive 414 dhe në drejtimin artistik 187 nxënës, transmeton Portalb.mk.
Afati i parë i aplikimit të nxënësve u realizua përmes aplikimit elektronik në datat 20 dhe 21 qershor 2023, ndersa afati i dyte me 27 dhe 29 qershor 2023. Rang Lista preliminare u publikua më 22 qershor të vitit 2023, dhe me 29 qershor 2023.
Ndërsa dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkollat është bërë më 22 dhe 23 qershor të vitit 2023 dhe më 29 dhe 30 qershor 2023.
Rang listat përfundimtare u publikuan më 24 qershor dhe me 01 korik të vitit 2023.
Në bazë të rang listave finale për aplikimin e parë dhe të dytë janë marrë të dhënat në vijim:
Në aplikimin e parë kanë aplikuar gjithsej 16,007 nxënës, prej të cilëve:
- 11,205 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase;
- 4,474 nxënës me mësim në gjuhën shqipe;
- 322 nxënës me mësim në gjuhën turke dhe
- 6 nxënës me mësim në gjuhën serbe .
Në aplikimin e dytë gjithsej janë paraqitur 3 371 nxënës prej të cilëve:
- 1824 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase;
- 1418 nxënës me mësim në gjuhën shqipe;
- 129 nxënës me mësim në gjuhën turke dhe
- 0 nxënës me mësim në gjuhën serbe.
Në të dy paraqitjet janë regjistruar gjithsejt 15 481 nxënës prej të cilëve:
- 11 325 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase;
- 3 852 nxënës me mësim në gjuhën shqipe;
- 298 nxënës me mësim në gjuhën turke dhe
- 6 nxënës me mësim në gjuhën serbe.
Sipas llojit të arsimit , në të dy afatet e aplikimit janë regjistruar gjithsejt ;
- 4 603 nxënës në gjimnaz nga të cilët :
- 3 175 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase;
- 1 277 nxënës me mësim në gjuhën shqipe;
- 145 nxënës me mësim në gjuhën turke dhe
- 6 nxënës me mësim në gjuhën se
- 10 277 nxënës në arsim profesional nga të cilët :
- 7 630 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase;
- 2 494 nxënës me mësim në gjuhën shqipe;
- 153 nxënës me mësim në gjuhën turke.
- 187 nxënës në drejtimin e artit nga të cilët :
- 164 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase;
- 23 nxënës me mësim në gjuhën shqipe.
- 414 nxënës në gjimnazin e sportit nga të cilët :
- 356 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase;
- 58 nxënës me mësim në gjuhën shqipe.
Nxënësit të cilët dërgohen në riprovime, provime të vitit, provim për avancim më të shpejtë mund të regjistrohen në shkollat ku do të mbeten vende të lira pas afatit të qershorit.
Paraqitja e nxënësve do të bëhet me 21 gusht deri në orën 24:00.