RMV nuk i plotëson rekomandimet e UNESCO-s për trajtimin e Ohrit, organizatat civile të zhgënjyera

Plani i Rishikuar Strategjik për rehabilitimin e rajonit të Ohrit edhe më ej është në listën e dëshirave të institucioneve shtetërore, të cilat nuk kanë parashikuar kornizë kohore për zbatimin e projekteve, buxhetin dhe prioritetet për çdo aktivitet ashtu siç kërkon UNESCO, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Organizata civile “Front21/42” reagon ndaj raportit për gjendjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit dhe për zhvillimin në zbatimin e rekomandimeve nga Vendimi i Komitetit për Trashëgimi Botërore, që përpara një muaji e ka miratuar Qeveria dhe të cilin bashkë me Shqipërinë, vendi ynë duhet ta dërgojë në UNESCO.

Nga “Front 21/42” thonë se ende detajisht e analizojnë raportin, por edhe dokumentet të cilat janë të theksuara në të, ndërkaq për një pjesë të gjetjeve në dokumentin nga organizata thonë se nuk janë në interes të mbrojtjes së pasurisë natyrore dhe kulturore.

Ata theksojnë se Plani i Rishikuar Strategjik, i cili është publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Kulturës, nuk përfshinë asgjë nga ajo që kërkon UNESCO, por edhe se në vend të buxhetit për aktivitetet e parapara, njëjtë sikur në versionin e vitit 2023, thuhet se financimi i aktiviteteve për rehabilitimin do të vlerësohet në momentin e zbatimit dhe në pajtueshmëri me gjendjen financiare nga ana e institucioneve.

Nuk theksohen kurrfarë korniza kohore dhe janë vendosur afatet e njëjta të përgjithshme kohore, ndërkaq nuk ka as aktivitete prioritare.

Ekologët reagojnë edhe për shkak faktit se shteti është obliguar që në raportin para UNESCO-s ndjekja e zbatimin të Planit për rehabilitim të jetë në kompetencë të Komisionit për menaxhim me trashëgiminë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit. Por, nga ana tjetër, në propozim-ligjin e tyre për menaxhim me trashëgiminë botërore ky obligim nuk theksohet  në nenin i cili i definon kompetencat e trupit të ri drejtues.

UNESCO në rekomandimet e saja kërkon që të largohen ndryshimet në Planin Detal Urbanistik dhe miratimi i planeve zhvillimore lokale jashtë nga vendbanimet, derisa nuk zbatohet vlerësim i ndikimit ndaj trashëgimisë në nivel strategjik dhe të demonstrohet se nuk ka ndikim negativ ndaj vlerave të mbrojtura. Nga “Front21/42” thonë se përgjigja ndaj kësaj kërkese në raport është i përgjithshëm dhe jo i plotë dhe është mënyrë që të shmanget përgjigja ndaj pyetjes dhe përgjegjësi për ndodhitë reale.

“Në realitet në periudhën e kaluar komunat e Ohrit dhe Strugës kanë zbatuar procedura për një numër të madh të planeve urbanistike në lloje të ndryshme, veçanërisht për planet urbanistike jashtë vendbanimeve të cilat me të drejtë i ndan UNESCO për të cilët Komisioni as është njoftuar, e aq më pak kyçur në proceset e miratimit të tyre, pasi që ne rregullisht deri tek ata dërgojmë njoftimi. MMJPH për të gjitha raportet për vlerësimin strategjik të ndikimit jep mendim pozitiv, duke i injoruar tërësisht deklarimet tona për shkeljet ligjore dhe joharmonizimin me Planin për Menaxhim. Shembull për këtë është plani Gorica Sever i cili parashikon urbanizim të 17,5 hektarë jashtë qytetit të Ohrit në kufirin e Studençishko Bllato, një nga nëntë pikat e nxehta të diversitetit biologjik në Liqenin e Ohrit dhe pjesë e zonës së mbrojtjes ndërkombëtare Ramsar”, thonë nga organizata.

Ekologët reagojnë edhe ndaj kërkesës së UNESCO-s që të finalizohet shpallja e Studençisko Bllatos Park Natyror.

Meta.mk ka kërkuar qëndrim nga MMJPH, por prej atje nuk ka marrë përgjigje.