Zjarr në një autokamp në Ohër, nuk ka të lënduar

Dje më 6 prill rreth orës 18:00 në policinë e Ohrit është raportuar se në plazhin në bregun e liqenit të Ohrit, në afërsi të një kampingu ka rënë zjarr. Nuk ka persona të lënduar, ndërkaq ka intervenuar Njësiti Territorial Zjarrfikës nga Ohri, raporton Portalb.mk.

“Pas disa zjarreve që kanë ndodhur këto ditë në një hapësirë ​​të hapur në hapësirën që e mbulon, SPB Ohër ka filluar me aktivitete dhe kontrolle më intensive me qëllim të mbrojtjes më të madhe të rajonit nga shfaqja e zjarreve”, thonë nga SPB Ohër.

Nga aty apelojnë qytetarët që të shmangin ndezjen e zjarrit në zonat pyjore, mbi kashtë, mbi barëra, mbeturina dhe në çdo hapësirë ​​tjetër të hapur.

“Kujtojmë se shkaktimi i zjarrit në pyll me dashje ose nga pakujdesia është vepër penale, e cila sanksionohet me kallëzim penal përkatës dhe për të cilën parashikohet dënim me burg deri në 8 vjet (neni 227 i Kodit Penal), në varësi të llojit të zjarrit dhe rrethanave dhe pasojave tjera”, thuhet në njoftimin e policisë.