RMV, një i punësuar në bankë hynte në llogaritë e klientëve dhe përvetësoi rreth pesë milionë denarë

SPB Gjevgjeli ka ngritur kallëzim penal kundër K.K. (52) nga Gjevgjelia, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “përvetësim në detyrë”, transmeton Portalb.mk.

Në periudhën nga 7 nëntori 2025 deri më 3 mars 2026, i dyshuari, si bashkëpunëtor profesional në një filial bankar në Gjevgjeli, në 13 raste ka përvetësuar 4.920.000 denarë dhe 63.350 euro, të cilat i ishin besuar në kuadër të detyrës së tij.

Sipas policisë, ai pa urdhër nga klientët ka hyrë në llogaritë e tyre të pagesave në denarë dhe ka shkaktuar dëm material ndaj bankës.