RMV, nesër fillon sezoni i ngrohjes

Nesër fillon sezoni i ngrohjes dhe Elektrana e Maqedonisë së Veriut (EMV) u bën thirrje qytetarëve dhe kompanive që të përgatisin sistemet e ngrohjes. Derisa disa shkolla dhe kopshte tashmë janë gati. Komuna e Karposhit do ta shtyjë fillimin për shkak të temperaturave mesatare, transmeton Portalb.mk.

Tetë shkolla në Karposh do të nisin me ngrohje nga 1 nëntori për hir të kursimeve.

EMV bën të ditur se me kërkesë të komunës dërgimi i energjisë termike do të shtyhet deri në fillim të nëntorit për të tetë shkollat që shfrytëzojnë shërbimin e tyre.

Ndërsa, sipas të dhënave në Qendrës së Kujdesit ndaj Konsumatorit, aktualisht janë 170 objekte të mbyllura, nga të cilat 27 objekte kanë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike të termocentralit, në 43 objekte ekipet e operatorit të sistemit të shpërndarjes nuk kanë qasje në ngrohtorja dhe 100 objekte janë penguar të marrin ngrohje nga sistemi i ngrohjes qendrore për shkak të defektit në instalimin e brendshëm të ndërtesës theksuan nga EMV.