Dimitrieska-Koçoska: Zyrtarizuam pjesën e parë të Marrëveshjes së huasë, filluam bisedimet për pjesën e dytë prej 500 milionë eurove
Me nënshkrimin e Marrëveshjes me Bankën Eksport-Import të Hungarisë në Budapest, u zyrtarizua pjesa e parë e Marrëveshjes së huasë në vlerë prej 500 milionë eurove, ndërsa njëkohësisht filluan bisedimet për pjesën e dytë të huasë, në vlerë prej 500 milionë eurove, ku presim që të aprovohen deri në fund të vitit. Këtë e theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në deklaratën e saj në Budapest, me ç’rast njoftoi se mjetet sipas Marrëveshjes së nënshkruar do të jenë në dispozicion javën e ardhshme, transmeton Portalb.mk.
“Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje duhet t’i dërgojmë dokumentet për pagesën zyrtare të mjeteve dhe tashmë kemi filluar bisedimet për 500 milionë euro të tjera shtesë, të cilat presim t’i aprovojnë deri në fund të vitit dhe më pas të paguhen në fillim të vitit të ardhshëm. Me këto mjete do të rifinancohej euroobligacioni që do të maturohet në muajin janar të vitit 2025”, theksoi ministrja e Financave.
Ajo vlerësoi se kemi të bëjmë me një përkrahje shumë të rëndësishme nga Qeveria e Hungarisë. “Bëhet fjalë për mjete të siguruara në 100 ditët e para edhe atë me kushte shumë të favorshme, përkatësisht norma e interesit është vetëm 3.25%, e cila është shumë e ulët krahasuar me normat e interesit shumë më të larta në tregjet ndërkombëtare”, tha ministrja Dimitrieska-Koçoska.
Ajo ritheksoi se mjetet do të destinohen për kompanitë private si dhe për projektet infrastrukturore duke përfshirë edhe komunat.
Dje në Budapest u nënshkrua Marrëveshja e huasë prej 500 milionë eurosh u nënshkrua me Bankën Eksport-Import të Hungarisë.
Kurse, Kuvendi i RMV-së më 11 shtator votoi huamarrjen në vlerë prej 500 milionë eurove nga Hungaria.
- LEXO: U nënshkrua marrëveshja e kredisë midis RMV-së dhe Hungarinë
- LEXO: Kompanitë në pritje të kushteve për kredinë hungareze, Qeveria ende nuk e ka nënshkruar marrëveshjen
- LEXO: Komunat si pus pa fund: Nga qeveria e kaluar morën mbi 100 milionë euro, tani do ta shfrytëzojnë kredinë hungareze
- LEXO: ANALIZË: Kredia hungareze dhe gjendja e borxhit të RMV-së (Infografik)
- LEXO: Kuvendi i RMV-së miratoi ligjin për kredinë prej gjysmë miliardë eurosh nga Hungaria