Kundërspin: Heqja e balancuesit nuk është goditje e rëndë për Kushtetutën

Vendimi ligjor për të ashtuquajturin balancues, në drejtim të përputhshmërisë së akteve juridike të shtetit me Kushtetutën, mund të jetë vetëm nxitje për parimin e barazisë në një shoqëri multietnike, sepse mekanizmi për sigurimin e përfaqësimit të drejtë të të gjithë qytetarëve në administratën publike do të të jetë i përsosur. Përveç kësaj, është qesharake të thuash se vendimi është marrë nga qeveria, e cila ka qenë monoetnike, vetëm pse BDI nuk është në koalicion qeverisës, shkruan Vërtetmatësi.

Shkruar nga: Teofil Blazhevski

Deputeti i BDI-së dhe zëdhënës i kësaj partie, Arbër Ademi, në një konferencë për media para Gjykatës Kushtetuese, ka bërë një deklaratë lidhur me vendimin e Gjykatës për shfuqizimin e mekanizmit të quajtur balancues në administratën publike, ku mund të zbulohen dy spine:

Spin: Ky vendim është një goditje e rëndë për Kushtetutën, për Marrëveshjen e Ohrit dhe për stabilitetin multietnik të vendit tonë, sepse institucionet deri më tani kanë pasqyruar realitetin tonë të përbashkët dhe kjo ishte baza e bashkëjetesës dhe komunikimit ndërmjet komuniteteve. ..

…Mendoj se kjo Qeveri njëetnike, pa legjitimitet etnik, tenton të krijojë tensione, insiston të krijojë tensione. Dhe ne nuk e duam këtë. Ne duam që parimet kushtetuese dhe rendi kushtetues, rendi juridik i këtij vendi të respektohen në mënyrë të vazhdueshme. Pra ky vendim është vërtet qesharak dhe është në drejtim të realizimit të një agjende të caktuar politike që kërkon të krijojë tensione dhe ne nuk kemi nevojë për tensione të tilla…

[Burim:360 Shkallë – А.Аdemi/deklaratë;data – 09.10.2024]

 

Kundërspin: Dy spinet e shprehura nga Ademi në deklaratën para Gjykatës Kushtetuese janë një tentativë e dukshme manipuluese, për të interpretuar një vendim ligjor si shkelje të Kushtetutës në vend që të respektohet dhe të mbështillet si një plan i sajuar i një “Qeveri mono-etnike” për të krijuar tensione në shoqëri që cenojnë multietnicitetin dhe respektimin e parimit të barazisë.

Bëhet fjalë për një reagim të ashpër të partisë opozitare BDI, e cila së bashku me VMRO-DPMNE-në si koalicion qeverisës në vitin 2016 themeluan mekanizmin për punësim në administratën publike të quajtur balancues, dhe të cilin Gjykata Kushtetuese e hoqi atë mekanizëm me të gjihta aktet ligjore ose pjesë të atyre akteve që lidhen me të.

Për të kuptuar më mirë spinin e parë të Ademit (BDI), se me një vendim të tillë i bëhet një goditje e rëndë Kushtetutës dhe Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, përfitimi më i madh i të cilave është respektimi i përfaqësimit të drejtë dhe i inkorporuar në Kushtetutë, duhet parë arsyetimi nga Gjykata Kushtetuese për vendimin e saj.

Një demokraci e pjekur

Kryetari i Gjykatës Darko Kostadinovski theksoi se balancuesi është operacionalizimi i normës kushtetuese për përfaqësim të drejtë dhe se si formë e diskriminimit pozitiv është futur në një moment të caktuar për të përshpejtuar barazimin e përfaqësimit. (Sipas shifrave për të punësuarit në sektorin publik që publikohen çdo vit nga ministria kompetente në Regjistrin e të punësuarve në sektorin publik, numri i të punësuarve nga komunitetet pakicë është rritur në përputhje me rrethanat, edhe pse jo për të gjithë. Por për shqiptarët, në vitin 2007 ai numër ishte 10,8 për qind, kurse në vitin 2022 21,6 për qind, shkruan “Racin”).

Por si masë e diskriminimit pozitiv, sqaroi Kostadinovski, duhet të jetë masë e përkohshme, nuk duhet të cenojë të drejtat tjera nga Kushtetuta. Gjykata Kushtetuese sqaroi se është një konflikt me të drejta të tjera themelore si “shprehja e lirë e përkatësisë kombëtare, shteti ligjor, barazia e qytetarëve, garancia kushtetuese sipas së cilës çdo vend pune është në dispozicion të të gjithëve në kushte të barabarta, si dhe si respekt dhe mbrojtje e privatësisë, dinjitetit dhe reputacionit të çdo qytetari”.

Në fund të fundit, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, i cili ishte edhe raportues i çështjes, deklaroi se dispozita në Kushtetutë mbetet dhe ligjvënësi duhet të dalë me një mekanizëm të ri që do të jetë në përputhje me Kushtetutën në mënyrë që shteti mund të vlerësohet si një demokraci e pjekur:

Tranzicioni në një demokraci të pjekur nënkupton përkushtim real dhe jo të rremë për shtetin e së drejtës, kulturë të lartë juridike politike dhe kushtetuese, respektim të Kushtetutës, tha Kostadinovski.

BDI u pajtua që balancuesi të hiqet

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është marrë pas kërkesës së ish-anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, por edhe pasi disa subjekte civile dhe politike të shoqërisë, si dhe Bashkimi Evropian, kanë deklaruar në raportet e tyre vlerësuese se balancuesi filloi të humbasë rolin e tij dhe mbi të gjitha abuzohet si nga partitë ashtu edhe nga kandidatët.

Kështu thuhet në Strategjinë për Reformën e Administratës Publike, e cila është miratuar në vitin 2023 dhe është dokument i vlefshëm, të cilin në media e ka kujtuar edhe gjykatësja kushtetuese Ana Pavloska Daneva. Dhe vërtet, në Strategji depolitizimi është shënuar si synim i veçantë për avancimin e administratës publike dhe thuhet:

Parimi i qasjes të barabartë në çdo vend pune, parimi i ekspertizës dhe kompetencës dhe parimi i barazisë gjinore duhet të jenë parësor dhe të zbatohen vetëm në të gjithë procesin e përzgjedhjes, punësimit dhe promovimit në të gjitha nivelet në administratën publike, në marrjen e vendimit për zgjedhje, sigurisht që duhet të merret parasysh edhe parimi i përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të pjesëtarëve të komuniteteve. Në këtë mënyrë kapërcehet nga njëra anë nevoja e aplikimit të mjetit të quajtur “balancues”, i cili në praktikë shkakton abuzime të shumta dhe nga ana tjetër aplikimi i parimit të përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të anëtarëve të komunitetet mbeten (Strategjia për reformat e AP, f. 47).

Ky dokument, të kujtojmë, është miratuar me pëlqimin e BDI-së, partnere e koalicionit të LSDM-së në Qeveri që nga viti 2023. Spinimi i BDI-së dhe Arbër Ademit është edhe më i qartë, sepse vendimi kushtetues në fakt është vendim për harmonizimin e ligjeve dhe akteve të tjera juridike me dispozitat kushtetuese, por edhe nevojë që ka dalë nga realiteti dhe kjo thuhet qartë në Strategjinë e cituar, dhe ai dokument, si dokument i Qeverisë nga viti 2023. është dokument shtetëror, por edhe dokument i BDI-së sepse ata ishin qeveri në atë kohë dhe e miratuan.

Deri kur shqiptarët e BDI-së do të jenë më të vlefshëm se shqiptarët e VLEN-it?

Spini i dytë në fakt lidhet me pretendimin se ky vendim kushtetues është vendim i nxitur nga Qeveria e RMV-së, e cila sipas BDI-së është një “qeveri mono-etnike” që dëshiron të nxisë tensione.

Që vendimi është i Gjykatës Kushtetuese dhe jo i Qeverisë, nuk ka nevojë të sqarohet as si aludim, sepse partitë e kësaj qeverie koalicioni kanë deklaruar synimet e tyre për të shfuqizuar dhe modernizuar mekanizmin balancues. Por nisma për Kushtetuese, siç u shkrua më lart, nuk ishin partitë e Qeverisë aktuale. Vendimi është marrë me iniciativën e Komisionit Anti Korrrupsion në janari 2024, e cili vlerëson se balancuesi mundëson korrupsion dhe influencë në punësimin në sektorin publik.

Prandaj është i qartë ky spin i BDI-së, ku vlerësimi se qeveria ishte monoetnike është shumë më e rrezikshme dhe manipuluese. Në fakt, është një narrativë e vjetër e BDI-së, që nga momenti i shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve. Por siç shkruhej në deklaratën e Osmanit që ishte objekt i vlerësimit të “Vërtetmatësit”, nuk është e qartë se nga e merr të drejtën BDI të vlerësojë se shqiptarët e BDI-së janë përfaqësues më legjitim se shqiptarët e VLEN-it. Ose më saktë, “pse mbi 107,000 votues të koalicionit VLEN do të ishin më pak të vlefshëm se mbi 137,000 votues të koalicionit të udhëhequr nga BDI”?

Ndaj dy deklaratat e Ademit para Gjykatës Kushtetuese, lidhur me heqjen e balancuesit, mund të vlerësohen si spin.