RMV, nëpërmjet platformës “Shëndeti im” qytetarët mund t’i shohin të dhënat shëndetësore

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut sot e prezantoi platformën “Shëndeti Im” – një aplikacion celular që do t’u lejojë të gjithë qytetarëve të kenë qasje të lehtë dhe pasqyrë për të dhënat personale shëndetësore, njofton Portalb.mk.

Aplikacioni përfshin një qasje interaktive ndaj të dhënave shëndetësore të secilit përdorues dhe ofron një mundësi për të pasur një pasqyrë në analizat diagnostikuese, referimet për ekzaminime të specializuara, vaksinat dhe certifikatat e vaksinimit dhe shumë më tepër informacion në formën e një dosje shëndetësore personale. Në kuadër të kësaj zgjidhjeje digjitale do të sigurohet edhe informacion i detajuar për të gjitha shërbimet shëndetësore të ofruara. Qasja në aplikim do t’i jepet çdo të rrituri me mundësinë për të inspektuar dhe si prind/kujdestar të dhënat për të miturit për të cilët ai është përgjegjës.

Në këtë mënyrë, çdo qytetar do të ketë mundësinë të inspektojë drejtpërdrejt të dhënat që lidhen me shëndetin personal.

“Si ministri, ne punojmë dhe ndjekim trendet bashkëkohore në fushën e disponueshmërisë së të dhënave personale në lidhje me të dhënat shëndetësore të qytetarëve të vendit tonë. Kjo qasje rrit nivelin e transparencës dhe qasjes në të dhënat personale në lidhje me shëndetin, si për personin mjekësor ashtu edhe për pacientët”, deklaroi ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, gjatë prezantimit të aplikacionit

“Brenda aplikacionit, secili përdorues do të ketë mundësinë të ketë qasje në një gamë të gjerë të të dhënave personale shëndetësore dhe kështu të ketë pasqyrë maksimale në të dhënat e tyre shëndetësore” deklaroi Zhaklina Çagoroska, koordinatore e Projektit “Shëndeti im”.

Aplikacioni “Shëndeti Im” është zhvilluar për nevojat e Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga kompanitë “Clicker” (dizajnimi i aplikacionit) dhe “Sorsix” (realizimi i aplikacionit).

  • Përmes aplikacionit celular “Shëndeti im”, çdo qytetar do të ketë një pasqyrë në:
    Ekzaminime të realizuara tek mjeku amë;
  • Udhëzime për analiza të specializuara, diagnostikuese ose laboratorike (ekzaminime të mëparshme/arkiva dhe ekzaminime të planifikuara dhe ekzaminime të ardhshme / aktive);
  • Receta (akute dhe kronike), të disponueshme si arkiv dhe aktive (receta të vlefshme për të cilat pacienti nuk ka marrë ilaçin).
  • Statusi i vaksinës dhe certifikatat e vaksinimit, si dhe vërtetimet e izolimit
  • Brenda kuadrit të kësaj zgjidhjeje digjiitale, për secilën nga kategoritë e të dhënave të listuara, do të sigurohet gjithashtu informacion i detajuar për të gjitha shërbimet shëndetësore të kryera.

Aplikacionin mund ta shkarkoni në sistemet operative “Android” ose “iOS”.