RMV, në maj u dhanë 317 leje ndërtimi

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, gjatë muajit maj të vitit 2023 janë dhënë 317 leje ndërtimi, që është për 1.9% më shumë se në muajin e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 5.311.942 mijë denarë, që është për 23.4 % më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim, 137 (43.2%) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 119 (37.5%) janë për objektet e ndërtimit të ulët dhe 61 (19.3%) për objektet për rikonstruim.

Nga gjithsej 317 objekte, te 142 (44.8%) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 175 (55.2%) objekte si investitorë janë subjektet afariste.

Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 675 banesave, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 54.646 m2.