RMV, në 40 gradë hidhen lopatat e qeverisë

Moti i nxehtë dhe temperaturat jashtëzakonisht të larta nuk e penguan kryeministrin Mickoski, disa zyrtarë qeveritarë dhe lokalë, gjatë periudhës më të nxehtë të ditës – nga ora 12:00 deri në orën 14:00, të hedhin lopata dhe t’i ekspozojnë punëtorët e ndërtimit në 40 gradë Celsius, si dhe njerëzit që erdhën në këto ngjarje në Ohër. Aktivitete të tilla në terren janë në kundërshtim me zotimet e Qeverisë, e cila më 11 korrik ka rekomanduar që të mos kryhen ndërtime dhe aktivitete të tjera fizike në natyrë në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00, shkruan Vërtetmatësi.

Qeveria në një deklaratë për aktivitetet ditore të kryeministrit Hristijan Mickoski (15.07.2024) ka treguar mospërputhje në lidhje me rekomandimet e dhëna më parë për lirim nga puna për shkak të motit të nxehtë, për disa kategori të qytetarëve, si dhe ndalim të aktiviteteve fizike jashtë, duke vënë në dukje në veçanti ndërtuesit .

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot do të vizitojë komunën e Ohrit, ku do të inspektojë ndërtimin e një ekzistuese dhe do të shënojë fillimin e ndërtimit të disa projekteve të tjera.

Në ora 12, Mickoski do të marrë pjesë në gurthemelin e një sallë sportive në fshatin Leskoec, Komuna e Ohrit, ku do të deklarohet për media. Me këtë, pas 30 vitesh, në kuadër të SHF “Vanço Nikoleski” fillon ndërtimi i sallës sportive me sipërfaqe prej 592 m2, e cila do të përfshijë edhe një fushë sportive.

Në ora 12:40, kryeministri Mickoski do të marrë pjesë në inspektimin e aktiviteteve ndërtimore gjatë rindërtimit të rr. “7 Nëntori”, (hyrja në Manastir). Ky projekt përfshin rikonstruksionin e sipërfaqeve të rrugës dhe trotuarit, ndërtimin e një shtegu të ri për biçikleta, ndërtimin e një kanalizimesh 700 metra. Vlera totale është mbi 43 milionë denarë.

Në ora 13:00, kryeministri Mickoski do të marrë pjesë në vënien në funksion të këndit të lojërave sportive për fëmijë në lagjen Vidobishtë.

Kryeministri Mickoski në ora 13:20 do të inspektojë gjendjen e pishinës së mbyllur në Komunën e Ohrit, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

[Burim:time.mkNetpres; data:15.07.2024]

ARSYETIM:

Ky njoftim i Qeverisë për agjendën ditore të kryeministrit Mickoski, në të cilin informojnë për vizitën e tij në terren në Komunën e Ohrit, gjatë së cilës ai në periudhën më të nxehtë të ditës – nga ora 12 deri në 14:00, do të bëjë inspektimin e punimeve të disa objekteve të filluara, do të shënojnë fillimin e ndërtimit të disa projekteve të tjera, si dhe do të përurojë një objekt sportiv, vërejmë jokonsekuencë.

Në seancën e 11 korrikut, për shkak të temperaturave të larta që goditën vendin tonë, qeveria miratoi disa rekomandime, masa për parandalimin dhe mbrojtjen e popullatës. Në këtë kuptim, thuhet se:

Gratë shtatzëna dhe personat mbi moshën 60 vjeçare lirohen nga detyrat e punës në periudhën prej datës 12.07.2024 (e premte) deri më 18.07.2024 (e enjte).

Gjithashtu, në të njëjtën periudhë, punëdhënësit duhet të riorganizojnë aktivitetet e punës së punëtorëve të ndërtimit dhe punëtorëve që punojnë jashtë, duke shmangur ndërtimet dhe aktivitetet e tjera fizike në natyrë nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

Njëkohësisht në mbledhjen e qeverisë është marrë vendim që kopshtet të mos ushtrojnë aktivitet fizik dhe të mos i nxjerrin fëmijët jashtë në periudhën nga ora 11 deri në orën 17:00.

Gjithashtu, Qeveria u rekomandon njësive të vetëqeverisjes lokale, Kryqit të Kuq dhe qendrave për çështje sociale në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit që t’u ofrojnë ndihmë personave të vetmuar, të moshuar, të pafuqishëm dhe të pastrehë, dhe duke pasur parasysh se disa lloje të prodhimit dhe proceset teknologjike mund të paraqesin një rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, punëdhënësve u kujtohet detyrimi i tyre për të respektuar rregulloret ligjore në këtë fushë.

Ndryshe nga rekomandimet e tilla të Qeverisë, dje (15.07.2024) nga atjee kanë njoftuar se kryeministri Mickoski në orën 12 do të marrë pjesë në gurthemelin e një sallë sportive në fshatin Leskoec, Komuna e Ohrit dhe njoftuan se do të të bëjë një deklaratë për mediat. Sipas rendit të ditës, në ora 12:40, Mickoski do të marrë pjesë në inspektimin e aktiviteteve ndërtimore për rikonstrumin e rr. “7 Nëntori”, (hyrja në Manastir), në orën 13:00, kryeministri do të marrë pjesë në vënien në funksion të këndit të lojërave sportive për fëmijë në lagjen Vidobishtë, dhe më pas në orën 13:20 do të inspektojë gjendjen e ambientit të brendshëm pishina në Komunën e Ohrit.

Të gjitha këto aktivitete të paralajmëruara, siç shihet edhe nga informacionet në media, si dhe nga njoftimi, fotot dhe videoja e ngjarjes të publikuara në ueb-faqen e Qeverisë, janë realizuar dje.. Moti i ngrohtë dhe temperaturat jashtëzakonisht të larta nuk ishin pengesë që Kryeministri dhe më shumë zyrtarë qeveritarë dhe lokal të hedhin lopata dhe të ekspozojnë në 40 gradë Celsius punëtorët e ndërtimit si dhe personat që erdhën në ngjarjet e përmendura. Një procedurë që bie ndesh me zotimet e Qeverisë, e cila më 11 korrik rekomandoi që të mos kryhen ndërtime dhe aktivitete të tjera fizike në natyrë në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

BURIME:

Time.mk (15.07.2024): Mickoski vizitë në terren në Komunën e Ohrit [Kontrolluar më 16.07.2024]
Netpress (15.07.2024): Mickoski në një vizitë në terren në Ohër [Kontrolluar më 16.07.2024]
MIA (15.07.2024): Kryeministri Mickoski në një vizitë në terren në Ohër [Kontrolluar më 16.07.2024]
Qeveria e RMV-së (11.07.2024): Për shkak të motit të nxehtë, qeveria miratoi rekomandime për lirim nga puna të disa kategorive të qytetarëve dhe ndalim të aktivitetit fizik në natyrë [Kontrolluar më 16.07.2024]
Time.mk (11.07.2024): Për shkak të motit të nxehtë, qeveria miratoi rekomandime për lirim nga puna të disa kategorive të qytetarëve dhe ndalim të aktivitetit fizik në natyrë.
[Kontrolluar më 16.07.2024]
Makfax (11.07.2024): Qeveria miratoi rekomandime për lirim nga puna të disa kategorive të qytetarëve dhe ndalim të aktivitetit fizik në natyrë [Kontrolluar më 16.07.2024]
Qeveria e RVM-së (15.07.2024): Mickoski: Në Ohër po ndodh bum investimesh, vazhdojmë me realizimin e projekteve që u premtuam qytetarëve [Kontrolluar më 16.07.2024]
Time.mk (15.07.2024): Vendoset gurthemel për ndërtimin e sallës sportive në Leskoec [Kontrolluar më 16.07.2024]