RMV-ja nënshkroi Marrëveshjen e Partneritetit në programin “Evropa Digjitale 2012-27” me BE-në

Në Bruksel u nënshkrua Marrëveshja e Partneritetit midis Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian në programin “Evropa Digjitale(2012-2027)”, transmeton Portalb.mk.

Marrëveshja u firmos nga ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MShIA), Azir  Aliu dhe përfaqësuesit të Komisionit Evropian.

“Sot partnerët tanë, që na kanë qëndruar në krah gjatë revolucionit digjital dhe reformave sfiduese e kanë vlerësuar  angazhimin e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, për këtë arritje të shënuar, transformimin digjital që ka sjell transparencë në administratën publike përmes digjitalizimit të shërbimeve publike. Kjo marrëveshje e rëndësishme tregon angazhimin e Maqedonisë së Veriut në përparimin e infrastrukturës digjitale dhe pranimin e mundësive të epokës digjitale”, deklaroi Aliu.

Programi i ‘Evropës Digjitale’, siç informojnë nga MShIA do të ofrojë fonde strategjike për t’iu përgjigjur këtyre sfidave, duke mbështetur projekte në pesë fusha kyçe të kapaciteteve: në superkompjutor, inteligjencë artificiale, siguri kibernetike, aftësi të avancuara digjitale dhe sigurimin e një përdorimi të gjerë të teknologjive digjitale në të gjithë ekonominë dhe shoqërinë, duke përfshirë qendrat e inovacionit digjital.

Përndryshe, për atë se si qëndron RMV-ja në fushën e digjitalizimit, lexoni analizën e Portalbit në lidhje me digjitalizimin e vendit për vitin e kaluar (2022):