RMV, doli nga shtrati “Kriva Reka” në Kriva Pallankë

“Kriva Reka” dhe “Kiseliçka Reka” sonte kanë dalë nga shtretërit e tyre dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha, janë prishur ura të këmbësorëve, janë përmbytur shtëpi të qytetarëve, ndërsa fshati T’lminici me mbi njëzet banorë është i bllokuar, shkruan MIA, njofton Portalb.

Komuna e Kriva Pallankës bën thirrje për qetësi pas gjendjes së shkaktuar dhe derdhjes daljes nga shtrati të “Kriva Rekës”.

“U bëhet thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë, shërbimet e kombunës janë në terren, po ndërmerren të gjithë masat, gjendja është nën kontroll. Për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut ka ardhur deri në derdhje më të madhe të më shumë luginave “Domaçki Doll”, “Kukov Doll”, “Kiseliçka reka”, ndërsa rrjedhat e tejmbushura dhe luginat shkaktuan derdhje të “Kriva Rekës”. U bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë të qetë dhe përfundimisht të vëmendshëm të veprojnë, posaçërisht në rajonin përmes bregut të djathtë të rrjedhës së Kriva Rekës, si dhe në rajonet ku ka paraqitje të rrëshqitjes së dheut dhe qytetarët të mos i kalojnë përmes urave të këmbësorëve në Kriva Reka”, kumtuan nga komuna në Fejsbukun e tyre zyrtar.

Të gjithë dëmet e shkaktuara, por edhe gjendjet nga terreni me derdhjen e lumit ose rrëshqitje të dheut të paraqiten tek personi për kontakt nga Komuna e Kriva Pallankës, Daniella Vellkovska, në tel. 075 229 000, informojnë nga komuna.

Për shkak të rrëshqitjeve të dheut tërësisht është ndërprerë komunikacioni në aksin rrugor Kriva Pallankë – fshati Lluke.

Siç informon LAMM, komunikacioni është në ndërprerje në të dy drejtimet nga ora 21.

Pas reshjeve të sotme të rrëmbyeshme të shiut është vërejtur rritje e nivelit të ujit të lumit Pçinja në Pelincë dhe në stacioni  hidrologjik të Kriva Rekës në Kriva Pallankës, informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).