RMV, Dita e Evropës do të shënohet përmes një sërë aktivitetesh

Nën slloganin E ardhmja na lidh, Delegacioni i Bashkimit Evropian do të festojë Ditën e Evropës 2023 gjatë gjithë muajit maj, përmes një programi që përfshin një sërë aktivitetesh dhe festimesh të organizuara në bashkëpunim me rrjetin e Europe House, transmeton Portalb.mk.

Programi i Ditës së Evropës filloi më 6 maj të vitit 2023 me hapjen e një edicioni të ri lokal të Europe House në Manastir, i vendosur në Shtëpinë e armatës në Manastir, i cili është ruajtur me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.

“Më 9 maj të vitit 2023, Dita e Evropës, ambasadori Dejvid Gir, shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian do të prezantojë serinë e aktiviteteve në programin e mëngjesit të transmetuesit kombëtar RTVM. Episodi i parë i shfaqjes së re televizive të financuar nga BE, TV Taxi 28, i kushtohet Ditës së Evropës dhe do të ketë premierën e jashtëzakonshme më 9 maj të vitit 2023 në RTVM në ora 18:15. Shfaqja televizive përfshin 30 episode, të cilat do të transmetohen rregullisht çdo të shtunë (duke filluar nga 13 maj 2023) si pjesë e programit të mëngjesit të RTVM”, njoftuan nga Delegacioni i BE-së.

Siç thuhet në njoftim, më 11 maj do të zhvillohet ngjarja kryesore e Europe House Strumicë në sheshin e qytetit përmes prezantimit të tregimit të zanateve dhe aftësive (Koha për të mësuar), e ndjekur nga një vizitë në dyqan artizanal (Koha për të praktikuar) dhe duke përfunduar me një ekspozitë të fotografive (Koha për të vepruar). Ditën tjetër, më 12 maj të vitit 2023, Europe House Kriva Palanka do të hapë ekspozitën e saj kryesore në natyrë “Fytyrat e reja të aftësive: Perspektivat e të rinjve”, e cila do të paraqesë dëshmi frymëzuese rreth aftësive duke kaluar kështu një porosi mbi rëndësinë e nxitjes së të drejtës për aftësi në tregun e punës ndërsa trajton papunësinë e të rinjve.

“‘Dhurata‘ e Ditës së Evropës për Shkupin dhe rajonin e gjerë të qytetit do të jetë një piknik më 13 maj të vitit 2023 në parkun e Gazi Babës i cili do të fillojë në mesditë dhe do të zgjasë deri pasdite vonë. Një spektër i gjerë i aktiviteteve do të jenë në dispozicion për qytetarët e të gjitha moshave, duke përfshirë sportin, muzikën, argëtimin dhe mbi të gjitha – argëtimin. Më 14 maj të vitit 2023 aktivitetet kthehen në Manastir për një ditë, ku Instituti evropian i performancës orkestrale FAMA, i cili financohet nga Programi Evropa Kreative, do të mbajë një koncert në mbrëmje në Shtëpinë e armatës në Manastir”, theksohet në komunikatë.

Ndërkaq,  gjysma e dytë e majit 2023 i kushtohet aktiviteteve për angazhimin e të rinjve duke mobilizuar Këshillat rinorë komunalë të mundshëm si platforma për aktivizmin e të rinjve dhe pjesëmarrjen në vendimmarrje. Në frymën e qasjes #TeamEurope, aktivitetet do të organizohen nga binjakëzimi/partneriteti i Këshillave rinorë me shtetin anëtar të BE-së.