RMV, deri më 22 korrik e hapur mundësia për mbështetje financiare për të rinjtë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë deri më 22 korrik në formë elektronike në mundësinë për sigurimin e financave për zbatimin e projekteve në tri fusha të ndryshme, transmeton Portalb.mk.

“Kemi shumë kënaqësi t’ju ftojmë të merrni pjesë në Thirrjen për Grante për Filantropi, pjesë e Projekti i USAID-it “Bashkohuni për komunitetin”. Implementohet nga Shoqata Konekt, në partneritet me Fondacionin Apollonia, Indigo dhe EVN. Projekti udhëhiqet nga ideja që komunitetet lokale kanë njohuritë dhe burimet për të qenë shtytës të zhvillimit dhe për të krijuar mirëqenie për qytetarët e tyre. Prandaj, qëllimi i projektit është zhvillimi i strukturave dhe kapaciteteve lokale që do t’u mundësojnë vetë komuniteteve të planifikojnë, financojnë dhe zbatojnë zgjidhje për sfidat dhe prioritetet e tyre” thuhet në Konkurs.

Në këtë Thirrje do të ndahet granti “E mbështes bashkësinë time”, “Filantropia rinore” dhe “E dua qytetin tim”. Vlera e granteve do të jenë nga 115 mijë denarë deri 900 mijë denarë, ndërsa vlera totale e gjithë Thirrjes është 370 mijë dollar amerikanë.

“Aplikoni në thirrjen për ndarjen e granteve për filantropi për organizata qytetarë dhe të rinjtë, pjesë e projektit tonë “Bashkohuni për komunitetin”, e organizuar nga shoqata Konekt”, thuhet në Thirrje.

Aplikimi mund të bëhet përmes adresës [email protected].