Inteligjenca artificiale dhe manipulimi i zërave, mes kërcënimeve për dezinformata gjatë zgjedhjeve
Manipulimi i audios, përmes të ashtuquajturave “deepfakes”, po përdoret për të ndikuar tek qëndrimet e votuesve në zgjedhjet e nëntorit. Siç njofton Zëri i Amerikës, inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në zbulimin e zërit sintetik që përdoret për dubluar citimet e politikanëve dhe figurave të njohura.