RMV, çmimet e shërbimeve hoteliereike në prill ishin më të larta se në mars

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, indeksi i çmimeve në shërbimet hotelierike gjatë muajit prill të vitit 2023, krahasuar me muajin mars të vitit 2023, është rritur për 2.6 %, transmeton Portalb.mk.

Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritje është vërejtur në grupin ushqime me 3.0 %, pijet alkoolike me 1.6 %, pijet joalkoolike me 2.8 % dhe netët e kaluara me 1.5 %

Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në prill të vitit 2023, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është rritur për 12.3 %.

Indeksi akumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar – prill 2023 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur me 13.5 %, ndërsa krahasuar në dhjetor 2022 është rritur me 1.6 %.

Detaje më të hollësishme gjenden KËTU.