RMV, afër 200 milionë euro janë shpenzuar në ndërtimtari për materiale dhe energji

Në Maqedoninë e Veriut brenda vitit 2024 janë shpenzuar rreth 194 milionë euro nga subjektet afariste për materiale ndërtimore dhe energji në ndërtimtari, transmeton Portalb.mk.

“Subjektet afariste nga sektori i ndërtimit në vitin  2024 kanë shpenzuar materiale ndërtimore dhe energji në vlerë të përgjithshme prej  11 978 905 000 denarë”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Shpenzimet në ndërtimtari janë rritur për një përqind në krahasim me vitin paraprak. Ndërkohë ulje të shpenzimeve më së shumti ka pasur te elementet për murosje (45 %), ndërsa rritje te elementet për tavane dhe harqe (61.2 %).

“Në vlerën e përgjithshme të materialeve të shpenzuara ndërtimore dhe energjisë, dominon grupi Materialet lidhëse me  5 139 572 000 denarë (42.9%), pasuar nga grupi i karburanteve të shpenzuara me  1 931 166 000 denarë ( 16.1%), materialet për armim dhe përforcim me vlerë prej  1 410 401 000 denarë (11.8%)”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.