RMV, 13 zjarre aktiv në mëngjesin e sotëm

Në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 24 zjarre në ambiente hapura, prej të cilëve 13 janë aktive mëngjesin e sotëm, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK). Sipas QMK-së, ata kanë vepruar nga toka dhe nga ajri që herët në mëngjes me të gjithë avionët vendas dhe ata të dërguar nga vendet e huaja për të ndihmuar, transmeton Portalb.mk.

Vazhdon të jetë aktiv zjarri në afërsi të fshatit Kalanjevë të Negotinsko, ku digjen pyje me kërcell të ulët dhe shkurre. Pylli me kërcell të ulët po digjet edhe në afërsi të fshatit Shturovë të Komunës së Radovishit, si dhe në afërsi të fshatrave Sirkovë dhe Podlest të Rosomanit. Në fshatrat Lipovik të Poshtëm dhe të Epërm të Komunës Konçe është djegur edhe një pyll me kërcell të ulët.

Prej mëngjesit të sotëm është aktiv zjarri në Gjevgjeli, mes fshatit Negorci dhe Kovanec, ku është djegur një pyll i përzier. Një pyll i përzier dhe bimësi e ulët është përfshirë edhe në zjarrin në afërsi të fshatit Gabrovnik, i marrë nga zjarri nga fshati Slepçe i Komunës së Çashkës. Në Slepçe dhe në fshatin Gostirazni, nga ana tjetër, digjet bimësi e ulët dhe një pyll dushku.

Në kuadër të Komunës së Çashkës, që nga mëngjesi i sotëm është aktiv edhe një zjarr tjetër në afërsi të fshatrave Jabollçishtë dhe Drenovë – është përfshirë bimësia e lartë. Një zjarr ka edhe në mes të fshatrave të Shtipit Dragoevë dhe Sellcë në afërsi të vendit të quajtur Haxhi Rexhepi ku digjet bimësi e ulët dhe shkurre.

Zjarre aktive sot në mëngjes ka edhe në komunën Studeniçan dhe Zelenikovë – afër vendit të quajtur Begovë Pole dhe në fshatin Vrazale. Është prekur bimësia e ulët dhe pyjet.

Në Komunën e Dellçevës ende digjet një deponi komunale.

BE-ja dje iu përgjigj me shpejtësi kërkesës urgjente të qeverisë së Maqedonisë së Veriut për ndihmë në përpjekjet e saj për të luftuar zjarret e mëdha duke aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së (MMCBE), thanë nga Delegacioni i BE-së. Nëpërmjet këtij Mekanizmi dhe falë mbështetjes së vendeve anëtare të BE-së dhe shteteve pjesëmarrëse në MMCBE, BE-ja arriti me shpejtësi të mobilizojë një helikopter nga Serbia, dy helikopterë nga Sllovenia, dy aeroplanë dhe një helikopter nga Turqia, një aeroplan nga flota zjarrfikëse e shpëtimit të BE-së nga Kroacia dhe një aeroplan nga Rumania,