Rënie e prodhimit në industrinë e Maqedonisë së Veriut
Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit gusht në disa sektorë është regjistruar rritje, e në disa tjerë rënie e prodhimit industrial, krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.
“Prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit gusht të vitit 2025, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje nga 7.0%, në sektorin Industria përpunuese shënon rënie nga 1.4%, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rënie nga 26.8%”, raporton Portalb.mk.
Krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, këtë gusht ka pasur rënie të prodhimit industrial për 3.5 përqind.
“Rënie në sektorin e Industria përpunuese është kryesisht rezultat i rënies së prodhimit në departamentet e mëposhtme: Prodhimi i produkteve ushqimore, Prodhimi i tekstileve, Shtypja dhe produksioni i mediave të regjistruara (regjistrimet ), Prodhimi i produkteve themelore farmaceutike dhe preparateve farmaceutike, Prodhimi i metaleve, Prodhimi i produkteve metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe pajisjeve, Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve të papërmendura në vend tjetër dhe Prodhimi i mobilieve”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.