Rënie e madhe e prodhimit te termocentralet, Maqedonia e Veriut nuk arriti të prodhon energji aq sa harxhon
Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rënie e madhe e prodhimit të termocentralet, ndërkohë rritje më e madhe u regjistrua te hidrocentralet dhe turbinat e erës, transmeton Portalb.mk.
Te hidrocentralet u regjistrua rritje për 57.7 përqind, te turbinat 38.7 përqind, ndërsa te centralet me bimë 24.9 përqind, te panelet solare kemi rritje për 23.8 përqind. Ulje më e madhe është te termocentralet 34.3 përqind.
“Në muajin dhjetor të vitit 2025, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është 821 436 МËh energji elektrike, 47.058 mil. nm3 gaz natyror, 261 591 ton qymyr dhe 100 606 ton produkte nafte”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.
Maqedonia e Veriut ka arritur të prodhojë energji elektrike sa të mbulon vetëm 78.4 % e energjisë që e ka shpenzuar.
Në hidrocentrale prodhohet 33.7 % e sasisë së përgjithshme, në centralet me bimë 26 %, në termocentrale 24.8 %, në panele solare 9.9 %, te turbinat e erës 4.9 % dhe te centralet biogaz kemi 0.6 përqind.