Reagim i Pro-Engineering dhe Ibraim Feratit ndaj artikullit të Portalbit për studimin e fizibilitetit për partneritetin publiko-privat të Komunës së Tetovës për ndërtimin e objektit të ri
Pas publikimit të artikullit për studimin e fizibilitetit për ndërtimin e objektit të ri administrativ-komercial të Komunës së Tetovës i përgatitur përmes kompanisë Pro Consulting, kompania tjetër Pro-Engineering dhe Ibraim Ferati ka dërguar reagim në Portalb.mk, përmes përfaqësuesit të tyre ligjor.
Ata e kundërshtojnë mënyrën se si janë përmendur dhe ndërlidhur me çështjet e trajtuara në artikull. Sipas reagimeve, paraqitja e lidhjeve familjare dhe afariste në kontekstin e dyshimeve për konflikt interesi dhe parregullsi financiare krijon përshtypjen se ata kanë marrë pjesë në përgatitjen e studimit ose në veprime të paligjshme.
Ata konsiderojnë se kjo mënyrë e paraqitjes e vendos në kontekst negativ pasi ata nuk janë përpiluesit e studimit, duke cenuar reputacionin e saj afarist, integritetin profesional dhe besimin e partnerëve, klientëve dhe publikut.
Në reagim, kompania dhe Ibraim Ferati kërkojnë kërkimfalje publike, tërheqjen e pretendimeve që i cilësojnë si të pavërteta dhe publikimin e reagimit.
Më poshtë e publikojmë demantin e plotë të kompanisë Pro-Engineering.
Më poshtë e publikojmë demantin e plotë nga Ibraim Ferati.
Lajmi i plotë i Portalbit të cilit i referohet kjo kërkesë: Lidhje familjare, biznese dhe miliona euro të kontestuara, çfarë fshihet pas studimit për partneritetin publiko-privat për objektin e Komunës së Tetovës?