Rasti “Zinxhiri”: Gjykata Penale shqiptoi pesë dënime me burg dhe një me kusht

Pesë dënime me burg dhe një me kusht u shqiptua nga Gjykata Penale pasi gjashtë të pandehurit në rastin “Zinxhiri” u deklaruan fajtorë për evazion fiskal dhe pastrim parash, transmeton Portalb.mk.

Gjyqtari i dënoi ata me dënim total prej 10 vjet e pesë muaj burg dhe duhet të kompensojnë dëmin që shkaktuan nga funksionimi i paligjshëm i kompanive të tyre. Nëse do të ketë ankim, Prokuroria do të vlerësojë pasi të shqyrtojë versionin me shkrim të vendimit dhe të shohë se për çfarë arsye Gjykata ka shqiptuar dënime, afër minimumit ligjor.

Ndryshe, në rastin“ Zinxhiri”, e cila u hap në fund të tetorit të vitit të kaluar, në hetim janë përfshirë 26 persona, pronarë dhe drejtues të 28 kompanive, të dyshuar se kanë krijuar një skemë evazioni fiskal, përmes së cilës duke lëshuar fatura me TVSH për blerjet e pretenduara, të cilat nuk ekzistonin, e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit me rreth tetë milionë euro.