20 të arrestuar në RMV për fshehje tatimi dhe larje parash në vlerë prej 8 milionë eurosh, 6 në arrati

28 firma të RMV-së, të drejtuara nga 26 persona kanë nëpërmjet një skeme për fshehje tatimi dhe larje parash, kanë arritur ta dëmtojnë buxhetin e shtetit për 8 milionë euro, njoftoi sot Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për rastin, të cilin e quan me emrin “Zinxhir”, njofton Portalb.mk.

Në bazë të veprimeve të deritanishme dhe padinë e dorëzuar penale nga Drejtoria e Policisë Financiare, prokurori i Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka miratuar urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër 26 pronarëve dhe drejtuesve të 29 personave juridik, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra penale “Shoqërim kriminal” nga neni 394, “Fshehje tatimi” nga neni 279 dhe “Larje parash” dhe shkelje tjera nga neni 273 i Kodit Penal.

Siç njofton Prokuroria, gjatë bastisjes është siguruar dokumentacion shtesë i cili do të jetë lëndë e përpunimit, ndërkaq njëkohësisht janë arrestuar edhe 20 persona nga Negotina, Kavadari, Manastiri, Ohri dhe Shkupi, derisa 6 të tjerë janë të pakapshëm për organet e përndjekjes.

Nga materiali i mbledhur, nga Prokuroria thonë se, ekziston dyshim i bazuar se tre persona si organizatorë, bashkë me tre persona tjerë, në vitin 2019-të në Negotinë e kanë krijuar grupin që ka pasur për qëllim të kryejë vepër penale “Fshehje tatimi” dhe “Larje parash”.

Grupi, në të njëjtin vit, i janë shtuar edhe 7 persona të tjerë. Në vitin 2020 në grup kanë hyrë edhe 11 persona, ndërkaq në vitin 2021 edhe 3 udhëheqës dhe pronarë të firmave.

“Organizatorët me qëllim që ta shmangin obligimin ligjor për pagesën e plotë ose të pjesshme të tatimit, kanë organizuar themelim të firmave në pronësi të tyre, të cilat i kanë drejtuar dhe menaxhuar. Organizatorët, bashkë me përfaqësuesit e shoqërisë kriminale, në emër dhe për llogari të firmave në pronësi të tyre, kanë përgatitur edhe evidentuar fatura me përllogaritje të TVSH-së për gjoja kryerjen e furnizimeve të mallrave dhe shërbimeve dhe kanë përgatitur fatura duke zbatuar mekanizmin për trasnferim të TVSH-së për gjoja kryerjen e furnizimeve të mallrave dhe shërbimeve për të cilat e kanë ditur se nuk janë kryer”, thonë nga Prokuroria.

Ata shtojnë se organizatorët e shoqërisë kriminale, faturat i kanë shfrytëzuar për mbyllje të pjesshme ose të plotë të obligimeve (borxheve) të firmave, të cilat kanë qenë në pronësi të tyre.

“Në bazë të këtyre faturave për gjoja kryerjen e furnizimit të mallrave dhe shërbimeve, në llogari bankare të firmave, pas dorëzimit të faturave më së shpeshti nuk është kryer pagesa, ndërkaq kërkesat mes tyre dhe obligimet e evidentuara janë mbyllur me kompensime të ndërsjella dhe kompensime të shumë pjesëmarrësve. Organizatorët e dyshuar dhe përfaqësuesit e shoqërisë kriminale kanë treguar vlera më të larta të qarkullimit dhe kërkesë më të madhe tatimore nëpërmjet të cilës e kanë ulur vlerën e qarkullimit hyrës vlerë më të madhe tatimore nëpërmjet të cilës është ulur qarkullimi dalës dhe kështu është ulur obligimi tatimor dhe është rritur kërkesa për kthim tatimor”, thonë nga Prokuroria.

Siç shkruhet në kumtesë, firmat, gjithashtu kanë evidentuar edhe gjoja shitjen e mallrave dhe shërbimeve, dhe me tregimin e tyre në paraqitjet tatimore, nëpërmjet institutit për garant tatimor, kanë evidentuar marrjen e kundërligjshme të borxhit tatimor të një pjese të firmave, të cila te kanë pasur ndaj Drejtorisë për të Ardhura Publike .

“Në këtë mënyrë, firmat në pronësi të organizatorëve të grupit kriminal, në mënyrë të paligjshme janë bërë garantues të firmave të pjesëtarëve të grupit. Me këto veprime, organizatorët e shoqërisë kriminale u kanë mundësuar një pjese të firmave të anëtarëve të grupit, përpara organit tatimor të mos e paguajnë borxhin tatimor dhe në mënyrë të pabazuar ta mbyllin me kërkesë të rrejshme tatimore të garantuesve tatimor”, sqarojnë nga Prokuroria.

Të dyshuarit, me të gjitha veprat e paligjshme, kanë shmangur të paguajnë tatim në vlerë prej 490.808.618 denarë ose 7.980.627 euro.

Mëngjesin e sotëm u njoftua se Drejtoria e Policisë Financiare me ndihmën e njësive të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), dhe nën udhëheqjen e një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në disa lokacione në Negotinë, Kavadar, Manastir dhe Ohër ka kryer bastisje.

“Aksioni është rezultat i një procedure shumëmujore para hetimore për krimin ekonomik me emrin e koduar “Zinxhir” për krime kundër financave publike, transaksioneve të pagesave dhe ekonomisë, të cilën Drejtoria për Policinë Financiare e ka zhvilluar me prokurorinë dhe hetuesit nga Qendra Hetuese e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit”, thuhej në njoftimin e Policisë financiare.