Raporti mbi sundimin e të drejtës në BE, 2023: Hungaria dhe Polonia mbeten “hija e zezë”

Analizë speciale për Portalb.mk nga Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane.

Malinka Ristevska Jordanova, foto nga arkivi personal
Malinka Ristevska Jordanova, foto nga arkivi personal

Raporti i KE-së mbi sundimin e të drejtës në vitin 2023 e përjeton edicionin e tij të katërt. Ai përbëhet një nga praktikat e vendosura të BE-së, edhe pse ende është “në ndërtim e sipër” dhe çdo vit ka ndonjë risi. Megjithatë, do të duhet më shumë kohë që të vlerësohet efikasiteti i tij si një ndër instrumentet për avancimin e sundimit të të drejtës në BE.

Fushat mbeten të njëjtat: sistemi gjyqësor, korniza antikorrupsion, pluralizmi dhe liria e mediave, si dhe çështje të tjera institucionale që janë të lidhura me mekanizmat e kontrollit dhe baraspeshës.

Këtë vit ndryshimi kyç është vlerësimi për realizimin e rekomandimeve të veçanta për shtetet anëtare, pasi këto rekomandime u aplikuan në raportin e vitit të kaluar. Komisioni e vlerëson realizimin e tyre me nota të caktuara si vijon: nuk ka progres, ka progres të caktuar, ka progres të dukshëm dhe është realizuar plotësisht rekomandimi. Autorët kanë vlerësuar se te 65% e rekomandimeve ka ndonjë lloj progresi. Kjo është mënyrë më e mirë se sa të thuhet se te 35% nuk ka kurrfarë progresi. Sqarimi gjendet në faktin se për shumicën e rekomandimeve bëhet fjalë për procese shumë-vjeçare. Nëse kërkojmë “kampionë”, atëherë sigurisht që në aspektin pozitiv do të jenë Estonia, Suedia, Finlanda dhe Portugalia, si dhe Holanda dhe Italia, të cilët kanë vepruar konform të gjitha rekomandimeve. Nga ana tjetër në peshore janë Polonia dhe Hungaria, me përqindje më të lartë të rekomandimeve ndaj të cilave nuk ka kurrfarë progresi. Kjo nuk është surprizë, duke pasur parasysh se këto dy vende tashmë disa kohë janë “në shënjestër” dhe për to Komisioni ka iniciuar procedura për shkelje të sundimit të së drejtës, ka edhe aktgjykime të Gjykatës së të drejtës së BE-së, e u janë ndaluar edhe mjete nga Fondi për rimëkëmbje. Mirëpo, as Rumania, Sllovakia dhe Malta nuk kanë shkëlqyer në implementimin e rekomandimeve.

Nëse i shohim në mënyrë më thelbësore problemet kyçe dhe rekomandimet në secilën fushë, në fushën e gjyqësisë kryesisht rekomandimet i referohen pavarësisë së gjyqësisë: organizimit ose avancimit të punës së këshillave gjyqësor dhe procedurave për emërimin e gjyqtarëve, por edhe të prokurorëve publikë, përgjegjësisë dhe pavarësisë së procedurave disiplinore. Aktuale janë edhe çështjet për sigurimin e resurseve të mjaftueshme dhe cilësore, e pastaj edhe efikasiteti i procedurave dhe digjitalizimi i tyre. Gjithnjë e më shumë kujdes i kushtohet edhe qasjes deri te drejtësia, por edhe rolit të avokatëve.

Nga çështjet lidhur me antikorrupsionin, përveç kërkesave për strategji gjithëpërfshirëse antikorruptive dhe zbatim të tyre, aktuale janë çështjet e deklarimeve të pasurisë dhe konfliktit të interesave. Gjithnjë e më shumë kujdes u kushtohet edhe procedurave të “profilit të lartë”. Aktual është lobimi, por edhe problemi i kalimit të individëve nga pozita e politikanit në pozitën e rregullatorit ose biznesmenit, e kërkohen mekanizma për parandalimin e kësaj dukurie të quajtur “derë rrotulluese”. Edhe financimi i partive politike është një nga problemet e theksuara.

Selia e Bashkimit Evropian në Bruksel, Foto: Fisnik
Selia e Bashkimit Evropian në Bruksel, Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

fushën e mediave, problemet më të shpeshta janë pavarësia e rregullatorit, pavarësia e shërbimit publik të radiodifuzionit, si dhe interferimi i politikës, përfshirë këtu edhe nëpërmjet reklamimit shtetëror. Rekomandime për më shumë vende kanë të bëjnë edhe me përmirësimin e qasjes deri te informatat publike dhe transparencës.

Nga çështjet tjera lidhur me mekanizmat e kontrollit dhe baraspeshës, rekomandime për shumë vende kërkojnë nivel më të lartë të përfshirjes dhe cilësi të procesit të vendimmarrjes, si dhe sigurim të një rrethi më të përshtatshëm për punë të organizatave të qytetarëve. Edhe në vende të BE-së, ende është aktual statusi i Ombudsmanit, trupat nacionale për të drejtat e njeriut, trupat për barazi dhe trupa të tjerë të pavarur, prandaj rekomandime të shpeshta kanë të bëjnë me respektimin e pavarësisë së tyre, sigurimin e buxhetit të mjaftueshëm, si dhe ndjekjen e rekomandimeve të këtyre trupave. Nga ky raport, përmbajtje e detyrueshme për çdo vend bëhet edhe dosja e tij e implementimit të aktgjykimeve të Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut – të ashtuquajturat “aktgjykime udhëzuese”. Gjithandej, në nivel të BE-së, nuk janë implementuar rreth 40% e aktgjykimeve udhëzuese në dhjetë vitet e fundit. Edhe përdorimi i një softueri spiun (për shembull “Pegasus”) tashmë dy vite është pjesë përbërëse e raportit, por mungojnë rekomandime në lidhje me këtë problem.

Një grup i madh organizatash qytetare dhe rrjetesh në nivel evropian para disa muajsh kërkuan nga institucionet evropiane më shumë ambicie për Raportin. E përsëritën kërkesën që ai të jetë më gjithëpërfshirës dhe të mos izolojë çështje të sundimit të së drejtës në çështjet e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, por t’ t’i i përfshijë të gjitha vlerat e shënuara në nenin 2 të Traktatit të Lisbonës. Kërkesë të ngjashme ka edhe Parlamenti Evropian. Ende e pa realizuar është edhe kërkesa që raporti t’i përfshijë edhe shtetet anëtare, për të cilët sistemi i monitorimit është vendosur para shumë kohe.