Rabie Murati dhe Antonio Mitriqeski fitues të çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”

Çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për realizim në fushën e edukimit dhe arsimit sot iu nda prof.dr. Rabie Muratit, profesoreshë universitare, ndërsa për realizim në fushën e kulturës dhe artit regjisorit filmik Antonio Mitriqeski, transmeton MIA.

Çmimet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut i ndau Tomisllav Osmanli, kryetar i Këshillit për çmimin shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”.

“Fuqishëm besoj se arsimi, shkenca dhe arti mund të inspirojnë dhe t’i nxisin njerëzit të bëjnë gjëra të mëdha, për atë shkak, theksoj se një ditë në vendin tonë do të hapet relacion më i thellë për përfshirje të arsimit, shkencës dhe artit”, tha Mitriqeski, duke u falënderuar për çmimin.

Ai theksoi se thellësisht është i bindur se ky çmim i obligon ata si fitues të japin kontribut akoma më të madh dhe t’i nxisin gjeneratat e ardhshme të qëndrojnë në vend.