Qyteti i Shkupit e mbylli Konkursin për subvencionimin e inverterëve

Deri sot ka qenë i hapur Konkursi që i mbështet qytetarët e Shkupit me 20 mijë denarë për blerjen e inverterëve për ngrohje, transmeton Portalb.mk.

“Mjetet financiare për dhënien e subvencioneve për kondicionerë inverter për ngrohjen e amvisërive janë shteruar”, raportojnë nga Qyteti i Shkupit.

Qyteti kishte hapur këtë Konkurs me qëllim që qytetarët të mbështeten me mjete financiare gjatë blerjes së pajisjeve për ngrohje më ekonomike, më efikase dhe të pranueshme nga aspekti ekologjik.

“Sipas kushteve të thirrjes, qytetarëve që kanë aplikuar dhe plotësojnë kushtet e thirrjes publike do t’u kompensohen shpenzimet për blerjen e kondicionerit inverter, por jo më shumë se 20.000 denarë në vlerë neto”, deklarojnë nga Qyteti i Shkupit, për qytetarët që kanë blerë inverter me efikasitet të lartë gjatë vitit 202.