QMK: Dje kishte 49 vatra zjarri, prej të cilave 12 janë aktivë, 7 janë nën kontroll dhe 30 janë shuar

Qendra për Menaxhim me Kriza njoftoi se dje, më datë 14 gusht, kishte 49 vatra zjarri, prej të cilave 12 janë aktivë, 7 janë nën kontroll dhe 30 janë shuar. Për disa prej të cilëve janë nën kontroll ekipet e Ndërmarrjeve Publike të Pyjeve Nacionale do të kontrollojnë zonat, transmeton Portalb.mk.

Zjarre aktive: 12

Komuna Makedonski Brod 1: Jasen – Belicë (pyll me pisha); 2. Komuna e Koçanit dhe Komuna e Makedonska Kamenicës: Fshati Presekë – Fshati Cera (pyll me pisha dhe fier); 3. Komuna e Resnjës: Galiçicë, në lindje në drejtim të fshatit Leskoec dhe Stenjë, komuna e Resnjës, ndërsa në territorin e Ohrit në perëndim kah fshati Vojtinë dhe në veri kah një shtëpi malore (pyll, bimësi me kërcell të ulët); Komuna e Dollnenit: Fshati Debreshtë shtrihet në fshatin Rilevë dhe fshatin Zrzë si dhe në fshatin Krapë, Komuna e Makedonski Brodit (pyll i degraduar me kërcell të ulët, bar i thatë); Komuna e Kërçovës 1: Fshati Pateec – Fshati Koziçino, i shtrirë deri në fshatin Krushje e Epërme, Komuna Makedonski Brod (pyll me pisha dhe ahu); Komuna e Kërçovës 2: Fshati Zajas – Fshati Drogomisht i Madh (pyll i përzier); Komuna Mavrovë-Rostushë: Fshati Vërben (bredh dhe bar i thatë); Komuna e Novacit: Fshatrat Pollog – Bërnik – Iveni – Rapesh – Parallovë (vegjetacion i ulët, pyll i përzier); Komuna e Manastirit: Fshati Ostrec (bar i thatë, pyll i dendur i përzier); Komuna e Pllasnicës: fshati Plasnicë – fshati Latovë, Makedonski Brod (bimësia e ulët kërcellore); Komuna Makedonski Brod 2: Fshati Greshnicë (pyll i përzier); Komuna Probishtip: Fshati Ratkovica afër Ponikvës (pyll i përzier).

Zjarre nën kontroll: 7

Komuna e Pehçevës: Fshati Negrevë (pyll i përzier);  Komuna e Demir Hisarit: Mali Ilina afër fshatit Virovë dhe Slloeshticë (vegjetacion i ulët); Komuna e Dellçevës: Deponia Dellçevë (deponi); Komuna e Çashkës: mali i Mukosit, komuna e Çashkës drejt fshatit Drenovc, komuna e Prilepit (pyll i përzier); Komuna Makedonski Brod: Fshati Sllatinë; Komuna Dibër 1: Fshati Gari (bari i thatë) (sot në mëngjes do të shkojnë nga NP PN për inspektim);  Komuna Dibër 2: Mali i Stogovës (në mëngjes do të shkojnë në NP PN për inspektim).

Të shuar: 30

1. Komuna e Strumicës: Fshati Banicë (bari i thatë); Komuna e Tetovës: Fabrika G8 (kashtë); Komuna e Bogovinës: fshati Bogovinë (bar i thatë); Komuna e Strugës 1: fshati Llozhan (kashtë); Komuna e Strugës 2: Fshati Livadhi (kashtë); 6. Komuna e Strugës 3: Fshati Belicë (mbeturina); Komuna e Strugës 4: periferia e qytetit (mbeturina); Komuna e Berovës: fshati Vladimirovë – fshati Rusinovë, fshati Buçovar (bar i thatë, pemishte dhe një pjesë e vogël e pyllit me pisha); Komuna Probishtip: Rruga Miro Baraga (vegjetacion i ulët); Komuna e Resnjës: Deponia në Resnjë (mbeturina); Komuna e Koçanit: Deponia e qytetit (mbeturina);  Komuna e Vallandovës: Deponia (mbeturina);  Komuna e Velesit: Fshati Grnçishtë (bimësia e ulët); Komuna e Çashkës: fshati Oreshë – fshati Papadishtë (pyll i përzier); Komuna Kavadar: Deponia Melci (plehra); Komuna e Likovës 1: fshati Mateç (bari i thatë); Komuna e Likovës 2: Fshati Nikushtak (bari i thatë); Komuna e Likovës 3: fshati Mateç (bari i thatë); Komuna e Likovës 4: Fshati Nikushtak (bari i thatë); Komuna e Novosellës: Fshati Badilen (pyll me pisha); Komuna Kisella Vodë: Fshati Draçevë (bari i thatë); Komuna e Aerodromit: Fshati Lisice e Epërme (mbeturina); Komuna Gazi Babë: Fshati Jurumleri (plehra); Komuna Shuto Orizari: ne Shuto Orizarë (plehra dhe bar të thatë); Komuna e Sarajit: Liqeni Treska (mbeturina, pemë dhe bar i thatë); Komuna e Prilepit: fshati Pletvar (bari i thatë) Komuna e Negotinës: Fshati Pepelisht – fshati Vojshanci (bari i thatë); Komuna Demir Kapi: Hotel Verdiso (bari i thatë); Komuna e Kumanovës: Fshati Kuçkarevë (bari i thatë); Komuna e Manastirit: Manastir – Prilep, afër Pompës Pellagonia (bari i thatë).

Ndryshe, Maqedonia e Veriut prej një kohe të gjatë është duke luftuar me zjarre të mëdha pyjore që shkaktojnë dëme të mëdha. Për shkak të zjarrit në mes të korrikut, Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli gjendje krize për 30 ditë dhe kërkoi ndihmë përmes mekanizmit të BE-së në fushën e mbrojtjes civile.

Gjithashtu, është vënë ndalesë e plotë e lëvizjes në pyje dhe toka pyjore në territorin e menaxhuar nga NP “Pyjet Kombëtare”, i cili do të zgjasë deri në ditën e shfuqizimit të tij, në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 20:00.