Qindra protestues kundër Netanyahut në Tel Aviv
Qindra qytetarë u mblodhën në Tel Aviv për të protestuar kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për shkak të akuzave për korrupsion, raporton Portalb.mk.
Protestuesit u grumbulluan në Sheshin Habima dhe kërkuan që Netanyahu të përballet me gjyqin duke hequr dorë nga çdo imunitet për ndjekje penale.
Ata kritikuan qeverinë dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit.
Deri tani, në Izrael ka pasur disa protesta ku është kërkuar dorëheqja e Netanyahut.