Qendrim Rijani fitues i disa çmimeve në Festivalin e Teatrove Profesioniste “Vojdan Çernodrinski” në Prilep
Qendrim Rijani fitoi çmimin për regjinë më të mirë dhe tri çmime tjera në edicioni i 59-të i Festivalit të Teatrove Profesioniste “Vojdan Çernodrinski” në Prilep. Ky festival u mbyll me një sukses të madh për Teatrin Kombëtar Turk nga Shkupi, i cili doli si fituesi më i dalluar i këtij festivali prestigjioz, shkruan Portalb.mk.
Për herë të parë që kur u riinstitucionalizua çmimi i publikut, shfaqja “Të verbërit” me regji të Qendrim Rijanit, mori vlerësimin më të lartë (5.00) nga vetë spektatorët.
Rijani është regjisori i parë shqiptarë që shpërblehet në këtë festival, ai po ashtu mori edhe çmimin për regjinë më të mirë, çmim ky që e mer për herë të dytë.
“Falënderim komisionit për nderin e treguar, por mbi të gjitha përulemi sinqerisht e thellësisht ndaj publikut atij që merrte frymë me ne, e jetonte çdo skenë dhe e bëri këtë përvojë të paharrueshme”, shkruan Qendrim Rijani në profilin e tij në Facebook.

Këto janë çmimet e edicionit të 59-të të festivalit, sipas vendimit të jurisë profesionale:
- Çmimi për aktoren e re për Sllagjana Vujosheviq për rolin në shfaqjen “Të verbërit” në interpretimin e Teatrit Kombëtar Turk në Shkup.
- Çmimi për regji: për Qendrim Rijani për regjinë e shfaqjes “Të verbërit” në interpretimin e Teatrit Kombëtar Turk në Shkup.
- Çmimi për material promovues për Medina Hoxha për materialin promovues të shfaqjes “Të verbërit” në interpretimin e Teatrit Kombëtar Turk Shkup.