Qendra për Menaxhim me Kriza kreu inspektim pas rrëshqitjes së dheut në Reçicë të Madhe

Një ekip nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave – Tetovë doli sot në terren për të vlerësuar situatën pas rrëshqitjes së dheut në fshatin Reçicë e Madhe, në lokalitetin Banjiçe, njofton qendra, transmeton Portalb.mk.

Inspektimi në terren, i udhëhequr nga kreu i QRMK-së – Tetovë, përfshiu vlerësim të detajuar të kushteve në terren, ndryshimeve në strukturën e tokës dhe rreziqeve të mundshme për objektet përreth, infrastrukturën dhe popullsinë. Inspektimi regjistroi lëvizje të dukshme të masave të tokës, të cilat, siç deklarojnë ata, do të vazhdojnë të monitorohen me vëmendje të shtuar në periudhën e ardhshme.

QRMK-ja – Tetovë informoi menjëherë Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim – Tetovë, Komunën e Tetovës dhe SPB Tetovë për situatën me qëllim koordinimin në kohën e duhur dhe marrjen e masave të duhura.