Punimi më i mirë do të shpërblehet me 130 mijë denarë, ndërsa i dyti 65 mijë

Punimi më i mirë në fushën e makroekonomisë do të vlerësohet nga Komisioni i formuar nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut. Autori i këtij punimi do të shpërblehet me 130 mijë denarë, transmeton Portalb.mk.

“Të drejtë pjesëmarrjeje në Konkurs kanë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut të moshës deri më 35 vjet. Të punësuarit e Bankës Popullore dhe anëtarët e Këshillit të Bankës Popullore nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në Konkurs”, raportoi Banka, duke theksuar se vendi i parë do të marrë 130 mijë denarë, ndërsa vendi i dytë 65 mijë denarë.

Të drejtë për aplikimi në Konkursin për çmimin vjetor për hulumtues të rinj kanë të rinjtë deri n moshën 35 vjeç. Mundësia për aplikim është deri më 1 shkurt të vitit 2026.

Punimi duhet të kenë 80 mijë karaktere, duke përfshirë abstraktin, përmbledhjen e literaturës së konsultuar nga fusha që po hulumtohet, përshkrimi e metodave të hulumtimit të përdorur në punim, analizën, vëzhgimet përfundimtare dhe bibliografinë.

“Autorët kanë të drejtë të konkurrojnë në Konkursin për përzgjedhjen e punimit më të mirë me punim të botuar tashmë, por jo përpara datës 1 janar 2024. Nëse dorëzoni punim që është botuar tanimë, autori duhet të tregojë se kur dhe ku është botuar punimi”, sqaroi Banka.