Protestuesit shpërndahen në rrugët e Tiranës, u vënë flakën kazanëve në rrugë, policia u hedh gaz lotsjellës
Protestuesit janë ndarë në disa grupe në zona të ndryshme të Tiranës, transmeton Top Channel.
Ata kanë djegur disa kazanë mbeturinash dhe më pas i kanë spostuar në mes të rrugës.
Ndërkohë, efektivët e Policisë kanë përdorur gaz lotsjellës gjatë përpjekjeve për të menaxhuar situatën.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit vijojnë të lëvizin në grupe në disa zona të ndryshme të Tiranës.
Policia nuk lejon protestuesit qe t’i afrohen Parlamentit.