Prokuroria e Gostivarit propozoi masën e arrestit ndaj një 30 vjeçari, kishte prodhuar pornografi fëmijësh

Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 30-vjeçarit gostivaras, pasi ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale – Prodhimi dhe shpërndarja e pornografisë për fëmijë nga neni 193a paragrafi 1 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

Në periudhën prej vitit 2022 deri më 26.06.2023 në Gostivar, i dyshuari ka prodhuar pornografi për fëmijë, duke filmuar në disa raste marrëdhënie seksuale me një fëmijë viktimë 15-vjeçare. Materialet video dhe fotot e regjistruara i ruante në memorien e telefonit celular, për t’i shpërndarë, transmetuar dhe ofruar në një mënyrë tjetër.

Meqenëse ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik për arratisje, mundësia e pengimit të procedurës penale nga i dyshuari duke ndikuar te dëshmitarët, si dhe rrethana të veçanta që arsyetojnë frikën se do të përsërisë veprën penale, prokurori publik kompetent gjyqtarit të  procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Gostivar ka paraqitur propozim për caktimin e masës së paraburgimit.