Produktet që shënuan rritje dhe ulje më të madhe të çmimeve në bujqësinë e Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit të kaluar u regjistrua rritje e çmimeve në krahasim me vitin paraprak. Çmimet shënuan rritje për 10. 8 përqind. Në disa sektorë të bujqësisë, kemi rritje akoma më të madhe, transmeton Portalb.mk.

Te bimët industriale kemi rritje për 22.5 përqind, te perimet 19.2 përqind.

Ulje të çmimeve kemi vetëm në dy produkte, të produktet me origjinë shtazore 5 përqind dhe te bimët me bagëti 3.1 përqind.

Te pjesa e shpenzimeve, rritje më e madhe e shpenzimeve u regjistrua te shërbimet veterinare 13.3 përqind dhe makineritë dhe pajisjet 11.8 përqind.