Prizma: “Makstil” mbuloi një pjesë të pluhurit të rrezikshëm që duhet të ripaketohet
Një mbulesë najloni është vendosur mbi një pjesë të vogël të thasëve të grisura dhe të dëmtuara me pluhur filtri, të ruajtura në një parcelë pas fabrikës së çelikut Makstil. Kjo vjen pas një inspektimi të jashtëzakonshëm të kryer nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, i cili përcaktoi se këto mbetje të rrezikshme po ruhen në mënyrë të papërshtatshme, duke paraqitur rrezik për mjedisin, shkruan Prizma, transmeton Portalb.mk.
Edhe pse vendimi i inspektimit thotë se pluhuri nga thasët e dëmtuara duhet të ripaketohet, në terren tani është e qartë se ato janë vetëm të mbuluara. Inspektorati i ka dhënë Makstil një afat prej tre muajsh për të ripaketuar dhe mbuluar të gjitha thasët e ruajtur jashtë.
BIRN raportoi javën e kaluar se tonelata pluhuri të rrezikshëm po lirohen në zonën përreth ish-Hekurishtes, pasi shumë nga thasët gjigantë në të cilët është paketuar janë të hapura ose të grisura, dhe një pjesë e materialit është derdhur.
Kompania u përgjigj se matjet e tyre nuk treguan ndotje të shtuar për shkak të kësaj situate, por ekspertët që konsultoi Prizma paralajmëruan se ekziston rrezik i madh për ajrin, tokën dhe ujin.
Pluhuri i filtrit merret nga shkrirja e hekurit të skrapit në prodhimin e çelikut dhe është i rrezikshëm sepse përmban zink dhe metale të tjera të rënda. Filtri nga furra me hark elektrik shërben për të parandaluar përhapjen e tyre nëpër ajër në Shkup, dhe në vend të kësaj, ky material paketohet në thasë të mëdha gjigantë.
Sipas kushteve të lejes ekologjike A-të integruar të lëshuar për “Makstil”, ato duhet të jenë të mbyllura mirë.
Lexoni tekstin e plotë këtu.