Princesha e Uellsit, Middleton është diagnostikuar me kancer, po merr trajtim kimioterapie

Princesha e Uellsit, Catherine Middleton ka bërë të ditur se është diagnostikuar me kancer dhe është në fazat e hershme të trajtimit me kimioterapi, shkruan BBC transmeton Portalb.mk.

Në një deklaratë të regjistruar në Windsor nga BBC, Catherine tha se gjendja e saj ishte zbuluar pas një operacioni të madh abdominal në janar.

Pas javësh spekulimesh për shëndetin e saj, Catherine tha se asaj dhe bashkëshortit të saj, Princit William, i duhej kohë për t’ua shpjeguar situatën tre fëmijëve të tyre, George, 10, Charlotte, tetë vjeç dhe Louis, pesë vjeç.

“Kjo sigurisht që erdhi si një tronditje e madhe dhe William dhe unë kemi bërë gjithçka që mundemi për ta përpunuar dhe menaxhuar këtë privatisht për hir të familjes sonë të re,” tha ajo. “Siç mund ta imagjinoni, kjo ka marrë kohë. Më është dashur kohë të shërohem pas një operacioni të madh në mënyrë që të filloj trajtimin tim. Por, më e rëndësishmja, na është dashur kohë për t’u shpjeguar gjithçka George, Charlotte dhe Louis në një mënyrë që është e përshtatshme për ta dhe për t’i siguruar ata se do të jem mirë.”