Princ Leka dhe ish-bashkëshortja kanë paditur njëri-tjetrin për dhunë

Princ Leka dhe ish-bashkëshortja Elia Zaharia kanë paditur njëri-tjetrin për dhunë të mërkurën në policinë e Tiranës, trasmeton Koha.net.

Siç raporton “TCH”, shkak i padive është bërë vizita e Princ Lekës në shtëpinë e Elias për ta takuar vajzën e tij të martën.

“Albania Times” ka publikuar një video të incizuar nga Princi Leka gjatë momenteve të përplasjes.

Princ Leka ka denoncuar edhe babanë e Elias, Gjergj Zaharia.

Princi Leka dhe Elia Zaharia në janar të këtij viti njoftuan se i kanë dhënë fund martesës. Dyshja u martuan më 2016 dhe pas katër vjetëve u bënë prindër.